Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Santos këmbëngul se Ronaldo nuk ka dashur kurrë të largohet nga kampi portugez dhe detajon bisedën me CR7
    Ballina-2

    Santos këmbëngul se Ronaldo nuk ka dashur kurrë të largohet nga kampi portugez dhe detajon bisedën me CR7

    09/12/2022 16:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos këmbëngul se Cristiano Ronaldo nuk ka shprehur kurrë ndonjë dëshirë për të lënë skuadrën e vendit të tij në Kupën e Botës “Katar 2022”.

    Pasi u la në stol për përballjen e 1/8-tës me Zvicrën, dolën raporte që sugjeronin se Ronaldo kishte kërkuar të lirohej nga grupi – pasi kishte parë tashmë të prishur kontratën e tij me Manchester United në fillim të turneut.

    Santos është i bindur se nuk ka pasur një diskutim të tillë, me Federatën Portugeze që tashmë ka konfirmuar se këto pretendime janë të kota dhe po ofrojnë një shpërqendrim të padëshiruar.

    “Mendoj se është koha për ta lënë të qetë Ronaldon. Ai kurrë nuk më ka thënë se donte të largohej nga kombëtarja jonë dhe mendoj se është koha që ne të ndalemi me këtë bisedë, që të ndalemi me polemika”, ka thënë fillimisht Santos.

    Ndërsa mohoi që Ronaldo të kishte kërkuar ndonjëherë të largohej, Santos i është dashur të zgjerojë arsyet e tij për lënien në bankë të pesë herë fituesit të Topit të Artë në fitoren 6-1 ndaj Zvicrës.

    “Unë fola me të pas drekës në ditën e lojës dhe e ftova në zyrën time. Për arsye të dukshme Cristano nuk ishte shumë i lumtur për këtë pasi ai ka qenë gjithmonë lojtari titullar”.

    “Ai më tha: “A vërtet mendoni se është një ide e mirë?”. Por, ne patëm një bisedë normale në të cilën unë shpjegova pikëpamjet e mia dhe natyrisht ai i pranoi ato. Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe normale”, përfundoi trajneri i Portugalisë. 

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.