Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Saraçini i shkruan EHF-së: Dënojmë sjelljet shoviniste dhe fashiste të tifozëve serbë
    Ballina-1

    Saraçini i shkruan EHF-së: Dënojmë sjelljet shoviniste dhe fashiste të tifozëve serbë

    09/12/2022 15:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, i ka shkruar të premten letër Federatës Evropiane të Hendbollit dhe drejtuesve të saj.

     Përmes letrës, i pari i FHK-së, Saraçini, ka shprehur shqetësimin për thirrjet anti-shqiptare dhe anti-Kosovë si dhe për panot diskriminuese të shfaqura në ndeshjen e fundjavës së kaluar mes skuadrë sllovene, Gorenje Velenje dhe skuadrës serbe Partizani Beograd. Kjo ndeshje u luajt në Slloveni, kurse kishte thirrje diskriminuese të tifozëve serbë e po ashtu u shfaq flamuri diskriminues i Serbisë mbi hartën e Kosovës.

    Presidenti i FHK-së ka kërkuar nga EHF-ja që të merren të gjitha masat që raste të tilla mos të ketë në palestrat tjera.

    Më poshtë e paraqesim letrën që presidenti Eugen Saraçini ua ka dërguar sot EHF-së dhe drejtuesve të këtij institucioni.

    “Të dashur miq të hendbollit,

    Kemi marrë informacione se përsëri janë keqpërdorur rregulloret bazë të EHF-së. Në ndeshjen e hendbollit, Gorenje (Velenje) vs Partizan (Beograd), të luajtur në Velenje më 04.12.2022, janë dëgjuar thirrje kundër Kosovës nga grupi i tifozëve të Partizanit dhe këngë kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Gjatë ndeshjes, në sallë u panë edhe flamujt e Serbisë me hartën e Kosovës në të cilët shkruhej “s’ka dorëzim”, që njihet si slogani i të ashtuquajturës “thirrje lufte”.

    Miq të dashur,

    Edhe një herë strukturat politike serbe, përmes tifozëve të tyre në sallat e hendbollit, por edhe në sportet e tjera, po përpiqen në mënyrë agresive të sjellin atmosferën nacionaliste dhe të shfaqin sjellje shoviniste e fashiste mes adhuruesve të hendbollit dhe sporteve në përgjithësi.

    FHK-ja dënon ashpër një sjellje të tillë. I bëjmë thirrje të gjitha organeve përkatëse të EHF-së që të dënojnë dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme ndaj të gjithë protagonistëve në këtë ndeshje hendbolli në Velenje. Fatkeqësisht, duhet të dënojmë edhe sjelljen e delegatit të EHF-së i cili “nuk ka parë dhe nuk ka dëgjuar” asgjë nga kjo që ka ndodhur.

    Ky incident, siç raportohet ka ndodhur edhe në ndeshjen e hendbollit në Austri ndërmjet UHK Krems dhe Vojvodinës. Ky duhet të jetë sinjal i qartë që EHF-ja të marrë masa.

    Shpresojmë se ndërmarrja e hapave të duhur do të minimizojë incidentet e ardhshme dhe do të maksimizojë atmosferën reale sportive dhe terrenin e sigurt për të gjithë tifozët e respektuar të hendbollit në të gjithë Evropën.”

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.