Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sarri deklarohet para ndeshjes me CFR Cluj, e përmend me theks të veçantë edhe Ermal Krasniqin
    Ballina-1

    Sarri deklarohet para ndeshjes me CFR Cluj, e përmend me theks të veçantë edhe Ermal Krasniqin

    15/02/2023 18:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka folur në një konferencë për media në prag të takimit kundër CFR Cluj, e vlefshme për 1/16 e finales në Ligën e Konferencës.

    Sarri mes tjerash në deklaratën e tij e ka përmendur me theks të veçantë edhe futbollistin nga Kosova, Ermal Krasniqin që është pjesë e ekipit rumun.

    Tekniku i “Biancocelestit” ka vlerësuar Krasniqin si futbollist të fortë.

    “Ne i kemi parë ndeshjet e fundit të Clujit ishin të kushtëzuara nga moti. Tokë e ngrirë, borë, erë. Ata kanë dy-tre lojtarë të nivelit të lartë, përfshirë edhe Krasniqin që është i fortë. Disa prej tyre dukeshin të fortë dhe të gatshëm për çdo gjë”, tha Sarri, njofton LazioNews, transmeton Demokracia.com.

    Përballja e parë ndërmjet Lazios dhe CFR Cluj zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Olimpico” në Romë.

    Ermal Krasniqi u transferua te CFR Cluj në afatin kalimtar dimëror të këtij viti nga kampioni i Kosovës, Ballkani.

    TË LIDHURA

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.