Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sassuolo dhe Ipswichi arrijnë marrëveshje për portierin Muriq
    Ballina-1

    Sassuolo dhe Ipswichi arrijnë marrëveshje për portierin Muriq

    12/08/2025 12:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Arijanet Muric joins Ipswich Town from Burnley, signing a 4 year contract, London, UK - 15th July 2024

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq do ta vazhdojë karrierën në Serie A të Italisë.

    “Corriere dello Sport” ka shkruar se Sassuolo ka arritur marrëveshje preliminare me Ipswich Townin për shërbimet e portierit Muriq.

    26-vjeçari, tashmë është nisur drejt Italisë, ku do ti nënshtrohet testeve mjekësore dhe pastaj të prezantohet te Sassuolo, ekip që u rikthye në Serie A për sezonin 2025/26 si kampion i Serie B.

    Sassuolo do ta huazojë për një sezon portierin Muriq, si dhe do ta ketë opsionin e blerjes së tij verën e ardhshme për 10 milionë euro.

    Muriq verën e shkuar u transferua te Ipswichi dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2028.

    Për portierin “Dardan” kjo do të jetë hera e parë që do të luajë në Itali, pasi më herët ka bërë karrierë edhe në Turqi, Spanjë e Holandë.

    Ai ka edhe 36 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, ndërsa ka luajtur edhe për ekipet si Burnley, Manchester City, Adana Demirspor, Willem II, Girona e Nottingham Forest.

    TË LIDHURA

    Donnarumma konfirmoi largimin nga PSG, reagon trajneri Enrique: Ishte 100% vendimi im, më duhej një portier tjetër

    12/08/2025 22:49

    Shkëndija “shkatërrohet” në Baku, eliminohet nga Championsi

    12/08/2025 19:54

    UTA Arad do ta dërgojë Mevlan Zekën në FIFA, pasi sulmuesi u largua dhe nuk u kthye te klubi rumun

    12/08/2025 18:54

    Sassuolo dhe Ipswichi arrijnë marrëveshje për portierin Muriq

    12/08/2025 12:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.