Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    SC Besa 1923 njofton se do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës sezonin e ardhshëm
    Ballina-2

    SC Besa 1923 njofton se do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës sezonin e ardhshëm

    24/05/2024 17:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    SC Besa 1923 ka njoftuar opinionin e gjerë se sezonin e ardhshëm 2024/25 do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës.

    Klubi i ri pejan pretendon se do ta zëvendësojë klubin e madh pejan, KF Besa, që u shpall tri herë radhazi kampion në Kosovë.

    SC Besa 1923 nuk ka treguar se me cilin klub është fuzionuar për të kaluar në Ligën e Parë direkt.


    Në vitin e veçantë të 100 vjetorit të themelimit SC BESA 1923 tregoj që po VJEN.

    Ekipi i qytetit të Pejës, SC BESA, është gati për t’u rikthyer fuqishëm në skenën e futbollit të Kosovës. Me ngjyrat kuq e bardhë, ashtu siç e njeh Peja dhe Kosova, ky emër i madh në futbollin kosovar po bëhet gati për të garuar përsëri në ligat më të larta.

    Nga sezona 2024/25, SC BESA 1923 do të luajë në Ligën e Parë të Kosovës, duke sjellë emocion dhe energji të re në futbollin e qytetit. Ne u bëjmë thirrje të gjithë sportdashësve, sponsorëve dhe mbështetësve të bashkohen rreth ekipit dhe të kontribuojnë për të mbushur përsëri shkallët e stadiumit “Shahin Haxhiislami” gjatë fundjavave. Futbolli i ka munguar Pejës, dhe Peja i ka munguar futbollit.

    Le ta rikthejmë së bashku lavdinë e viteve 2005-2007 me djemtë e artë të asaj kohe, për të na dërguar përsëri atje ku e ka vendin SC BESA.
    Siç ka thënë edhe Haxhi Zeka në kuvendin e Lidhjes së Pejës:

    “Ta mani besën
    siç e kemi pasë,
    Po majt’ besën nërmjet vedit,
    S’ ka ç’ na ban krajli as mbreti…”
    Le të bashkohemi për të rikthyer lavdinë e futbollit në Pejë dhe për të përkrahur SC BESA në këtë kapitull të ri dhe emocionues!
    ???????????????? – ????????????????̈ ????????⚪️

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.