Futboll ndërkombëtar

Scaloni nuk heq dorë nga Messi: Shpresoj të qëndroj, e dua për Botërorin e vitit 2026

Scaloni nuk heq dorë nga Messi: Shpresoj të qëndroj, e dua për Botërorin e vitit 2026

Lionel Messi deklaroi se ai i Katarit do të ishte Botërori i fundit për të. Në fakt, “pleshti” mund ta mbyllë me nder karrierën e tij në Kupat e Botës teksa ia ka dalë të vendosë rekorde të shumta, të shndërrohet në golashënuesin më të mirë për Argjentinën, por më e rëndësishmja, ia doli të

Besnik Batusha

Lionel Messi deklaroi se ai i Katarit do të ishte Botërori i fundit për të. Në fakt, “pleshti” mund ta mbyllë me nder karrierën e tij në Kupat e Botës teksa ia ka dalë të vendosë rekorde të shumta, të shndërrohet në golashënuesin më të mirë për Argjentinën, por më e rëndësishmja, ia doli të ngrejë lart trofeun.

Megjithatë, në kombëtare shpresojnë që pavarësisht moshës, Leo Messin ta kenë në skuadër edhe për Botërorin e vitit 2026. Është trajneri Lionel Scaloni që së fundmi i bën një ftesë 35-vjeçarit për të rishikuar vendimin e tij.

“Të kesh në skuadër një si Messi është luks, unë shpresoj shumë që ai të mos ketë luajtur Botërorin e fundit. Mbetet për t’u parë nëse do të vazhdojë, por ne nuk i humbasim shpresat. Unë do t’ia mbaj një vend për në Botërorin e radhës, ai e ka fituar të drejtën për të zgjedhur të ardhmen. Për mua ishte një kënaqësi fakti që mund të trajnoja Lionel Messi”, u shpreh Scaloni.

MessiScaloni

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions