Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Schweinsteiger: Te Manchester United, Mourinho nuk më la të stërvitesha me ekipin, më ndaloi të hyja në dhomat e zhveshjes
    Ballina-2

    Schweinsteiger: Te Manchester United, Mourinho nuk më la të stërvitesha me ekipin, më ndaloi të hyja në dhomat e zhveshjes

    19/04/2024 12:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger, që luajti me skuadrën e Manchester United midis viteve 2015 dhe 2017, foli për aventurën e tij në Angli dhe me “djajtë e kuq”, asokohe të drejtuar nga José Mourinho. Në një intervistë dhënë legjendës së United, Gary Neville, ai zbuloi mjaft sekrete.

    “Kur mbërrita te Manchester United, u stërvita me Zlatan Ibrahimovic ditën e parë. Mendova “ai është fantastik, një lojtar i jashtëzakonshëm me të cilin mund të luaj dhe të stërvitem”. Të nesërmen, kur mbërrita në Carrington, menaxheri John Murtough ishte aty dhe më tha “nuk të lejojnë në dhomën e zhveshjes“, shprehet Schweinsteiger.

    Duke vijuar bisedën, ish-mesfushori kujton: “E pyeta pse dhe ai më tha se e kishte vendosur trajneri. Padyshim që nuk ishte aq e lehtë edhe për të. Kështu që, shkova në një dhomë tjetër zhveshjeje dhe u zhvesha atje. Gjithashtu, i kërkova të më sillte pajisjet dhe këpucët e mia. E pyeta se me kë do të stërvitesha dhe ai u përgjigj: “Ne i kemi rezervat…”.

     “Kështu, unë u stërvita me 16-vjeçarët. I kërkova nëse mund të flisja me Mourinho, pasi stërvitja me të rinjtë shkoi keq dhe mendova se ishte një shaka. Pata një takim me Mourinho pasdite dhe ai më shpjegoi se nuk më pa të lumtur te Manchester United, sepse kur u lëndova, shkova të shërohem me mjekët gjermanë dhe kalova kohë në vendin tim. Unë e bëra atë gjë për të përmirësuar gjendjen time fizike”, tha Schweinsteiger.

    “Më pas, nisa të stërvitem më vete për tre muaj. Mourinho nuk më la kurrë të stërvitem me ekipin e parë, as që i pashë ata djem. Më duhej të stërvitesha para ose pas seancës së tyre, isha shumë i trishtuar, dhashë gjithçka për klubin, jo vetëm për Mourinho”, shprehet Schweinsteiger. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.