Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “S’do luash më këtu, gjej ekip tjetër”, klubi ku luan Arbnor Muja merr vendimin drastik ndaj “ninxhës”
    Ballina-2

    “S’do luash më këtu, gjej ekip tjetër”, klubi ku luan Arbnor Muja merr vendimin drastik ndaj “ninxhës”

    14/11/2022 16:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Radja Nainggolan i dha fund aventurës 17-vjeçare në Itali në gushtin e vitit të kaluar. Mesfushori u rikthye në Belgjikë duke firmosur për dy vite me Antwerp, por aventura me skuadrën belge ka marrë fund.

    Drejtuesit e klubit kanë zhvilluar një takim me “ninxhën”, të cilit i kanë komunikuar se nuk do të veshë më fanellën e ekipit të parë. 34-vjeçari duhet të presë merkaton e dimrit për të gjetur një klub të ri në karrierë.

    Nainggolan u pezullua nga drejtuesit e Antwerpit më 18 tetor, pasi kamerat e kapën duke pirë cigare elektronike në pankinë përpara nisjes së një ndeshjeje, veprim për të cilin lojtari me origjinë nga Indonezia kërkoi ndjesë.

    “Më vjen keq për atë që bëra. E kuptoj që është e gabuar, por në atë moment nuk e mendova aq gjatë”, deklaroi Nainggolan, por tek Antwerpi kanë vendosur të mos e tolerojnë aspak, duke vendosur të ndahen përfundimisht me të.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.