Futboll ndërkombëtar

S’dorëzohet Modriqi, mendon të luajë edhe në Euro 2024

S’dorëzohet Modriqi, mendon të luajë edhe në Euro 2024

Luka Modriq po konsideron që të jetë pjesë e Kroacisë edhe në Kampionatin Evropian 2024, që do të mbahet në Gjermani, ka konfirmuar pas ndeshjes trajneri kroat, Zlatko Daliq, i cili ka shumë shpresë që Modriqi do të vazhdojë me Kroacinë edhe në “Euro 2024”. “Ai është kapiteni ynë. Ai luajti për mrekulli në këtë turne. Ai

Besnik Batusha

Luka Modriq po konsideron që të jetë pjesë e Kroacisë edhe në Kampionatin Evropian 2024, që do të mbahet në Gjermani, ka konfirmuar pas ndeshjes trajneri kroat, Zlatko Daliq, i cili ka shumë shpresë që Modriqi do të vazhdojë me Kroacinë edhe në “Euro 2024”.

“Ai është kapiteni ynë. Ai luajti për mrekulli në këtë turne. Ai është lideri ynë dhe të gjithë e ndjekin atë. Ky trofe është edhe për të. Jam i lumtur për të. Dikush thotë se ky është fundi për të, por unë e mendoj se ai do të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë”, ka thënë Daliq.

I pyetur nëse ka marrë një “po” nga mesfushori 37-vjeçar, kur e ka pyetur nëse do të jetë pjesë e Kroacisë në Euro 2024, Daliq u shpreh: “Po”.

Kroacia mposhti Marokun 2:1 në ndeshjen për vendin e tretë. Është sukses i madh i kroatëve, që u futën në këtë turne si nënkampion.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions