Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sekretet e Realit/ Maskat e Pintus: 30,000 euro copa për të mësuar kufijtë e lojtarëve
    Ballina-2

    Sekretet e Realit/ Maskat e Pintus: 30,000 euro copa për të mësuar kufijtë e lojtarëve

    23/08/2024 14:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Është një nga pamjet simbol të fazës përgatitore të Realit të Madridit. Ditën që Pintus bëhet “djalli” vetë, dhe i nënshtron lojtarët në një test të ashpër fizik që bën xhiron e botës, për shkak të maskave spektakolare të mbajtura nga futbollistët e Ançelotit.

     “Ajo që bëjnë lojtarët e Madridit është një test stresi me një pajisje portative”, thotë Raul Notario, trajner fizik, drejtor sportiv i universitetit “Alfonso X”. “Lojtarët kryejnë një test tipik stresi, por me një sistem portativ për të matur kapacitetin maksimal të oksigjenit (VO2 max). Maska përdoret për të njohur kapacitetin e frymëmarrjes së futbollistit përmes një elektrokardiograme dhe analizave të gazit, siç është dioksidi i karbonit që lojtarët nxjerrin” ka shpjeguar trajneri për “AS”.

    Nuk ka asgjë mrekulli: thjesht teknologji dhe shkencë. Maskat që përdor Madridi janë modeli “Cosmed V5”. Secila prej tyre kushton rreth 30 mijë euro, përfshirë softuerin. Pavarësisht se sa e rëndë është maska, pajisjet janë të thjeshta. Kompleti përfshin maskën, e cila është e lidhur në pjesën e pasme të qafës me disa shirita, dhe një çantë shpine të vogël (ajo ka përmasa rreth 20x20x6 centimetra, një madhësi prej 2,4 litra dhe peshon më pak se gjysmë kilogram) e cila është kutia nga kur merren, përmes një antene e vogël, të dhënat të cilat dërgohen me “Bluetooth” në një kompjuter ose tablet në kohë reale.

    Testet i sigurojnë Pintusit të dhëna shumë të vlefshme që e lejojnë atë të programojë dhe të mbajë nën kontroll punën fizike të lojtarëve gjatë sezonit. Çdo stres test nuk zgjat më shumë se 15-20 minuta, sepse duhet bërë në nivelin më të lartë. Objektivi është të shtyjë trupin në maksimum. Sipas testit duhet të shkosh nga njëra anë e fushës në tjetrën. Gjithçka nis me 8 km/h dhe çdo bip rritet me 0,5 km/h. Pas 20 minutash arrihet deri në 18-20 km/h, por askush nuk e bën dot këtë!

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.