Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Selektori i Maqedonisë së Veriut merr drejtimin e Trepçës
    Ballina-2

    Selektori i Maqedonisë së Veriut merr drejtimin e Trepçës

    27/10/2022 20:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi i basketbollit Trepça ka vendosur për trajnerin e ri pas ndarjes me bullgarin Lubomir Minchev. Drejtuesit e klubit mitrovicas drejtimin e skuadrës ia kanë besuar selektorit aktual të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Jonqevski.

    41-vjeçari prej 19 korrikut është përzgjedhës i Maqedonisë së Veriut. Më herët për kohë të gjatë ishte në shtabin teknik të Maqedonisë së Veriut.

    Ai ka drejtuar skuadra të shumta, kryesisht në Maqedoni, ndërsa ka pasur edhe suksese.

    Trepça është ndarë me Minchevin të hënën, pas humbjeve në tri xhirot e fundit në Superligë. Minchev kishte drejtuar skuadrën që nga vera e vitit të kaluar, ndërsa Trepça ishte në të gjitha finalet e mundshme. Me Minchevin, Trepça ka fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare. Por tifozët kanë kërkuar më tepër dhe presioni ndaj tij u rrit tepër në javët e fundit. Pas humbjes nga Vëllaznimi u vendos për ta ndërprerë bashkëpunimin me teknikun bullgar. Tani është vendosur për trajner nga Maqedonia e Veriut.

    Në nivel klubesh, Jonqevski së fundi ka drejtuar Gostivarin.

    “Selektori i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Jonqevski, është trajner i ri i skuadrës sonë. Marrëveshja me trajnerin e suksesshëm është arritur tashmë dhe Jonqevski të premten do ta nisë punën me skuadrën. Besojmë fuqishëm se me Jonqevskin do t’i kemi sukseset që i synojmë si skuadër dhe që tifozët tanë të zjarrtë dhe qyteti ynë i meritojnë. Ai ka drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, MZT Skopje. Me MZT-në ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016. Përvojën e gjatë dhe të suksesshme, Jonchevski tani e vë në shërbim të skuadrës sonë, të Trepçës së madhe. E mirëpresim dhe i urojmë punë të suksesshme me skuadrën tonë e tuajën”, thuhet në njoftimin e klubit mitrovicas.

    Për një kohë Jonqevski ka drejtuar edhe Spartak Suboticën në Serbi. Te MZT-ja ishte ndihmës i trajnerëve të njohur dhe me përvojë. Asistent ka punuar edhe te Rabotniqki.

    Para Vëllaznimit, Trepça humbi edhe nga Ylli dhe Peja. Me katër fitore e tri humbje, Trepça renditet e treta në Superligën e Kosovës në basketboll.

    TË LIDHURA

    Ndeshja e veçantë e Silvas kundër ish-skuadrës

    07/07/2025 22:44

    Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

    07/07/2025 20:09

    Rekordi i Lamine Yamal rrëzohet më pak se një vit pas vendosjes – Gilberto Mora shkruan historinë me Meksikën

    07/07/2025 20:00

    Arsyetohet Donnarumma: Nuk ishte qëllimi ta lëndoja Musialan

    07/07/2025 19:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.