Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Seminar për gjyqtarët e Superligës në Durrës, Borbalán i kënaqur me nivelin e gjyqtarëve 
    Ballina-1

    Seminar për gjyqtarët e Superligës në Durrës, Borbalán i kënaqur me nivelin e gjyqtarëve 

    24/01/2025 18:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror të garave, ka organizuar sot në Durrës seminarin intensiv për gjyqtarët e Superligës. Ky seminar, i cili përfshiu trajnim teorik dhe atë praktik, synon të rrisë më tej cilësinë dhe standardet e ndarjes së drejtësisë në futbollin kosovar.

    Ligjërues në këtë seminar ishte instruktori i mirënjohur i UEFA-s, spanjolli David Fernández Borbalán, i cili ka ndarë përvojën e tij të gjatë dhe të vlefshme me gjyqtarët kosovarë. Fokus kryesor i sesioneve ishte përmirësimi i vendimmarrjes dhe analiza e situatave të ndërlikuara në ndeshje, duke vënë theksin në ndarjen e drejtësisë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    Gjatë seminarit u diskutuan raste të ndryshme nga ndeshjet ndërkombëtare, duke përfshirë gjithashtu situata të ndodhura në ndeshjet e stinorit të kaluar në futbollin kosovar. Këto analiza u realizuan për të identifikuar vendimet e duhura dhe për të shmangur gabimet në të ardhmen. Një rëndësi e veçantë iu kushtua kritereve të vendimmarrjes në situata kritike, si incidentet në zonën e penalltisë, ndërhyrjet e palejuara dhe menaxhimi i përgjithshëm i ndeshjes.

    Në një intervistë për faqen zyrtare të FFK-së, Borbalán shprehu vlerësimet e tij për përkushtimin dhe nivelin profesional të gjyqtarëve kosovarë: “Kam kaluar disa orë me gjyqtarët dhe vërtet reagimi i tyre ishte shumë pozitiv. Jam shumë i kënaqur sepse, në përgjithësi, të gjitha vendimet që më treguan se i kishin marrë në ndeshje ishin në përputhje me rregullat që ndjekin. Po flasim për nivelin më të lartë të gjyqtarëve në vend. Prandaj, prisja me të vërtetë një nivel të lartë dhe pikërisht këtë e treguan sot. Përshtypja që pata pas sesionit ishte shumë e mirë”, tha Borbalán.

    Ai vuri në pah përkushtimin e gjyqtarëve për t’u përmirësuar dhe theksoi gjithashtu rëndësinë e përdorimit të teknologjisë VAR.
    “Gabimet janë diçka që ndodhin jo vetëm në futbollin e Kosovës, dhe ne ishim të lumtur t’i diskutonim ato. Kjo është arsyeja pse organizohen këto ligjërata. Kur je gjyqtar, gjithmonë ke frikë sepse është një rol i rëndësishëm. Tani ka VAR, dhe gjëja më e rëndësishme ishte VAR-i. Në rast se bëhet një gabim, unë gjithmonë them në Spanjë, ashtu si në çdo vend, mund të përmirësohesh”, shtoi ai.

    Seminari përfundon nesër me testet fizike të gjyqtarëve, një komponent i domosdoshëm ky për t’u siguruar që ata do të jenë të përgatitur në çdo aspekt për sfidat e stinorit pranveror.

    TË LIDHURA

    Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor

    11/09/2025 23:28

    Serbia i trembet huliganëve të saj, i kërkon UEFA-s të ndryshojë stadiumin e ndeshjes me Shqipërinë, sa më larg Beogradit

    11/09/2025 20:20

    Çeferini tërheq vërejtjen për ndeshjen në Beograd

    11/09/2025 19:42

    Media serbe: Vendim shokues i Federatës serbe, Shqipëria nuk vjen në Beograd?!

    11/09/2025 15:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.