Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Senad Jaroviq, “Ylli i Javës” në Superligë
    Ballina-1

    Senad Jaroviq, “Ylli i Javës” në Superligë

    27/05/2024 15:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Senad Jaroviq është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 36-të dhe të fundit për këtë edicion në Superligën e futbollit.

    Futbollisti i Gjilanit i realizoi dy gola dhe e dhuroi një asistim në fitoren vendimtare të skuadrës së tij ndaj Dukagjinit me rezultat 4:2, e cila ua mundësoi “Skifterave” që ta shmangin barazhin.

    Pasi mori këtë çmim, Jaroviq u shpreh i lumtur që u vlerësua sërish si më i miri i javës dhe që skuadra e tij e arriti objektivin e këtij edicioni.

    “Jam i lumtur që ia arritëm objektivit për t’i ikur barazhit. Falënderoj tërë ekipin, kryesinë dhe shtabin teknik në krye me Gentijan Mezanin. Kam kaluar një kohë fenomenale në Gjilan dhe dua t’i falënderoj tifozët të cilët më kanë pranuar me ngrohtësi. Për mua ishte nder të isha pjesë e Gjilanit”, deklaroi Jaroviq për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. 

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.