Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sensori i topit konfirmon: Ronaldo nuk realizoi gol ndaj Uruguait
    Ballina-2

    Sensori i topit konfirmon: Ronaldo nuk realizoi gol ndaj Uruguait

    29/11/2022 15:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo nuk ka pasur kontakt me topin në golin e parë të Portugalisë në fitoren 2:0 ndaj Uruguait në Botërorin “Katari 2022”, sipas të dhënave të marra nga një sensor brenda topit të ndeshjes.

    Debat i madh shpërtheu të hënën nëse Ronaldo, që ia atribuoi vetes golin, arriti të prekte topin pas harkimit të Bruno Fernandesit. FIFA njoftoi se golashënues është Fernandes, por superylli portugez Ronaldo ishte i bindur se vendimi është i gabuar.

    Tani, “Adidas” ka dhënë prova se goli me të drejtë iu atribuua Fernandesit dhe jo 37-vjeçarit.

    “Në ndeshjen mes Portugalisë dhe Uruguait, duke përdorur teknologjinë ‘Connected Ball’, brenda topit të Adidasit ‘Al Rihla’, jemi në gjendje të tregojmë definitivisht se nuk ka pasur kontakt nga Cristiano Ronaldo në golin e parë të ndeshjes. Asnjë forcë e jashtme në top nuk mund të vërehet siç tregojnë matjet dhe grafiku. Sensori brenda topit na mundëson të jemi shumë të saktë në analizat tona”, ka thënë “Adidasi”.

    Një sensor gjendet brenda topit për të ndihmuar gjyqtarët me çështjen e pozitës jashtë loje në sistemin VAR. Teknologjia mundëson të mblidhen të dhënat për çdo prekje deri në shkallë prej 500 herë për sekondë.

    TË LIDHURA

    Trent Arnold: Real Madridi është një ëndërr e bërë realitet, por edhe një përgjegjësi e madhe

    12/06/2025 14:21

    Situata e Franco Fodas, reagon Agim Ademi: Trajneri ka obligime kontraktuale me ne

    12/06/2025 10:42

    “Ndeshja e Yjeve” mbyllet baras

    11/06/2025 22:03

    Shtohet numri i anglezëve që e duan Amir Rrahmanin – pas Tottenhamit futet në garë edhe Aston Villa

    11/06/2025 20:35
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.