Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Serbët i provokojnë xhudistet tona, përgjigjen e marrin menjëherë në tatami nga Distria Krasniqi
    Ballina-2

    Serbët i provokojnë xhudistet tona, përgjigjen e marrin menjëherë në tatami nga Distria Krasniqi

    26/11/2022 19:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një provokim tjetër kanë bërë serbët të shtunën ndaj Kosovës. Por kanë zgjedhur vendin e gabuar dhe mbi të gjitha personat e gabuar.

    Dhe përgjigjen e morën menjëherë.

    Në Gori të Gjeorgjisë u mbajt Liga e Kampionëve në xhudo. Xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, ishin pjesë e klubit turk, Galatasaray.

    Në repesazh, Galatasaray u përball me klubin serb nga Beogradi, Cërvena Zvezda. Klubi turk fitoi 3:2, ndërsa fitoret vendimtare i arritën Distria dhe Laura. Ato kishin motiv shtesë në përballje me klubin serb.

    Dy xhudistet janë provokuar nga shikuesit e shumtë serb që ishin në palestër. Cërvena Zvezda është paraqitur me ekipin e xhudisteve dhe xhudistëve, ndërsa numri i serbëve në palestër ishte goxha i madh. Kur kanë luftuar Distria e Laura ka pasur thirrje “Serbia, Serbia”, ndërsa janë shfaqur edhe flamuj serb. Shikuesit serbë po ashtu kanë fishkëllyer ndaj xhudisteve tona.

    Provokimet ndaj Distrisë e Laurës i ka konfirmuar trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, e po ashtu përgjegjësit e Galatasarayt.

    Ka kohë që xhudistet kosovare paraqiten për Galatasarayn në Ligën e Kampionëve. Dhe vazhdimisht shquhen me suksese.

    Distria në kategorinë deri 52 kilogramë fitoi ndaj serbes Nadezhda Petroviq. Ndërkohë Laura në kategorinë deri 63 kilogramë e mposhti sllovenen Andreja Leshki, që u paraqit për Zvezdën në Champions. Fitore shënoi edhe Ozlem Yildiz në kategorinë deri 57 kilogramë dhe kështu Galatasaray shënoi fitore 3:2.

    Klubi turk fillimisht pësoi 3:2 nga Paris Saint-Germaini. Dy fitoret e vetme i shënuan Distria e Laura.

    Për medalje të bronztë, Galatasaray pësoi 3:2 nga Benfica. Sërish Distria Krasniqi e Laura Fazliu shënuan fitoret e vetme, por që nuk ishin të mjaftueshme.

    Në një konkurrencë shumë të fortë, Galatasaray u rendit i pesti në Evropë.

    Distria është kampione olimpike dhe fitoret e saj janë të pritura. Ndërkohë Laura gradualisht po ngritet në nivelin më të lartë të mundshëm. Edhe të shtunën dëshmoi se është në rrugën e duhur dhe se prej saj pritet shumë në të ardhmen.

    “Ka mposhtur tri xhudiste nga podiumi i Botërorit të fundit. Dy xhudistet tona shfaqën nivel të lartë, por këtë herë fitoret e tyre nuk ishin të mjaftueshme për medalje të klubit turk”, ka thënë Driton Kuka. /Koha/

    TË LIDHURA

    Igli Tare synon goditjen e madhe: Luka Modriq, emri që po ‘valëzon’ në zyrat e Milanit

    02/06/2025 23:23

    Goditja ndaj gjyqtarit bëhet temë në Zvicër, sulmuesi dyshohet se është shqiptar

    02/06/2025 21:23

    “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se nuk do të jenë prezent në stadium për ndeshjen ndaj Serbisë: S’po na lejojnë miqtë e serbëve (FSHF)

    02/06/2025 21:05

    Transferimi te Cluji – Drilon Islami vendosi për hapin, që doli i duhur për të tjerët

    02/06/2025 20:26
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.