Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Serbët i vranë gjyshin më 18 dhjetor, Modric synon finalen për të: Nga lart bën tifo për mua
    Ballina-2

    Serbët i vranë gjyshin më 18 dhjetor, Modric synon finalen për të: Nga lart bën tifo për mua

    13/12/2022 15:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    18 dhjetori është një datë e vështirë për Luka Modric. Në këtë datë gjyshi i tij u nda nga jeta, emri i të cilit ishte Luka, si mesfushori i Real Madridit. Kjo datë përkon me do finalen e Botërorit në Katar.

    Më 18 dhjetor 1990 familja e tij përjetoi tragjedinë e vrasjes së gjyshit të vrarë nga rebelët serbë. Vrasja ndodhi para shtëpisë së familjes Modric, në shpatet e malit të Velebit, në veri të vendit dhe në kulmin e luftës kroate për pavarësi, e cila filloi në vitin 1991 dhe zgjati deri në vitin 1995.

    “Ende e mbaj mend mirë gjyshin tim. Ai ishte mbrojtësi im. Unë kam të njëjtin emër si ai. Jam i trishtuar që nuk mund të shoh gjithçka që kam arritur”, tha mesfushori kroat gjatë filmit dokumentar Kapitenët, prodhuar nga FIFA.

    “Por ai padyshim është atje lart duke më shikuar dhe duke brohoritur për mua. E di që do të bëhet krenar. Nuk e dija çfarë ndodhi kur e sollën në shtëpi. E vetmja gjë që ndjeva ishte trishtimi. Babai më përqafoi dhe më drejtoi te arkivoli dhe më tha: ‘Bir, shko thuaj lamtumirë gjyshin tënd’.

    Nuk mund ta kuptoja se ishte hera e fundit që do ta shihja. Prindërit më nxorën nga dhoma, donin të më largonin nga tragjedia. Më pikëllon në zemër sa herë që e mendoj”- kujtoi Modric, i cili kërkon finalen e 18 dhjetorit më shumë se çdo kroat tjetër.

    TË LIDHURA

    PSG shkatërron Atletico Madridin

    15/06/2025 23:10

    Portieri i Aucklandit punon në depo, pranoi dhjetë gola por bëri shtatë pritje

    15/06/2025 21:13

    “10-she në kajmak” – Bayerni e ‘shkatërron’ Aucklandin

    15/06/2025 20:38

    Xhaka pajtohet për kalim te Milani, 48 orët e ardhshme janë vendimtare

    15/06/2025 19:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.