Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Serbët po e humbin arsyen – u pengon që FFK-ja kërkoi nga FIFA stadiumin ku luan Serbia
    Ballina-1

    Serbët po e humbin arsyen – u pengon që FFK-ja kërkoi nga FIFA stadiumin ku luan Serbia

    27/11/2022 13:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    “Shokues” e ka vlerësuar mediumi serb “Blic” kërkesën e FFK-së për të marrë nga FIFA dhe organizatori i Botërorit njërin prej stadiumeve ku po luhen ndeshjet e Kupës së Botës.

    “Shok – kanë paditur Serbinë në FIFA, ndërsa tani kanë kërkesë tjetër: Nga Kosova kërkojnë që t’iu dhurohet stadiumi ku do të luajnë ‘shqiponjat’”, ka shkruar gazeta beogradase Blic. “Shqiponjat” serbët e quajnë përfaqësuesen e tyre, shkruan Koha, transmeton GazetaSport.info.

    FFK-ja disa herë e ka përmendur mundësinë që të marrë stadiumin e Katarit “974”, që është objekt i përkohshëm. Ky stadium është ndërtuar nga 974 kontejnerë transporti, të ricikluar. Pas Botërorit, ky stadium do të çmontohet dhe sipas FFK-së ka gjasë të përfundojë në Kosovë.

    Por, kjo po i pengon gazetarët serbë.

    Të shtunën, FIFA hapi procedurë disiplinore ndaj Federatës serbe për shfaqjen e një flamuri diskriminues ndaj Kosovës në zhveshtoren e serbëve, para ndeshjes me Brazilin.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.