Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Serbët të tmerruar nga tifozët shqiptarë: ”UEFA nuk duhet t’i lë të përballen!”
    Ballina-1

    Serbët të tmerruar nga tifozët shqiptarë: ”UEFA nuk duhet t’i lë të përballen!”

    22/11/2023 22:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kualifikimi i kombëtares serbe të futbollit në finalt e kampionatin evropian shkaktoi shumë zhurmë edhe në Shqipëri, shkruajnë mediat serbe.

    Në llogarinë zyrtare të UEFA-s kushtuar EURO 2024 në Instagram, pasi Serbia siguroi zyrtarisht një vend në spektaklin e madh, një numër i madh komentesh negative nga Shqipëria thjesht e varrosën këtë profil.

    Ismail Morina, fytyra e njohur, ishte i pari që shoqëroi kalimin historik të Serbisë në Kampionatin Evropian pas 24 vitesh. Njeriu që ngriti një dron në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, më 14 tetor 2014 në stadiumin Humska dhe shkaktoi trazira dhe ndërprerje të ndeshjes. Pastaj iku nga Beogradi dhe vetëm kur ishte jashtë kufijve të Serbisë u mburr me krimin e tij, – vazhdon portari serb Kurir. Droni mbante flamurin e “Shqipëria e Madhe”.

    Këtë herë në faqen e UEFA-s në Instagram, Ismail Morina, i cili e quan veten “Ballist Morina”, ka shkruar dy fjali provokuese, duke shkaktuar një ortek komentesh nga tifozët e Serbisë dhe Shqipërisë.

    – Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni për këtë! Shihemi në fazën e eliminimit!

    Simpatizantët serbë nuk i mbetën borxhli, ata u kundërpërgjigjën në të njëjtën mënyrë, ndërsa njoftimi i tij i provokoi bashkatdhetarët që të vazhdojnë të ofendojnë serbët dhe Serbinë në kor. UEFA nuk ka reaguar, pavarësisht komenteve provokuese dhe frikësuese dhe nuk ka fshirë gjithçka që është shkruar. Kjo lloj histerie vazhdoi për ditë të tëra më pas dhe në rrjetet sociale u shfaqën video të djegies së flamurit serb nga disa dhjetëra shqiptarë me mesazhin: “ Ju presim!”

    Është e qartë se shqiptarët po përgatisin një atmosferë provokimi ndaj serbëve. Ndonëse nismëtarët e incidentit dhe skenave të pakëndshme ishin tifozët shqiptarë, Federata e tyre dhe kombëtarja nuk u ndëshkuan dhe ata shkuan të paprekur në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori në 2016-n.

    Më pas UEFA vendosi zyrtarisht fajin e Shqipërisë, por e ndëshkoi Serbinë. Ndeshja u regjistrua me rezultat 3:0 për Serbinë, por në të njëjtën kohë shqiponjave iu hoqën tri pikë, të cilat ishin vendimtare në rezultatin përfundimtar, në një precedent të paparë, vazhdon portal nacionalist famëkeq dhe antishqiptarë, serb.

    Duke marrë parasysh tensionet e mëdha nga ana e shqiptarëve ndaj serbëve dhe Serbisë, lind pyetja nëse UEFA duhet të veprojë me sens të shëndoshë dhe të ndajë dy kombëtaret në short. Kjo ndoshta nuk do të ndodhë, sepse zyrtarisht nuk ka tensione politike mes dy vendeve. UEFA ka ndarë më parë Armeninë dhe Azerbajxhanin, apo Rusinë dhe Ukrainën në kualifikuese.

    Ismail Morina ishte arrestuar dhe disa herë në arrest shtëpiak. Pas incidentit në Beograd, ai u arratis në Kroaci, ku u burgos, por Zagrebi zyrtar nuk e dorëzoi në Beograd, edhe pse u kërkua, por në Itali. Në vitin 2015, policia shqiptare arrestoi Morinën për armëmbajtje pa leje, por e gjitha ishte një farsë për mediat. Në Shqipëri Morina shihet si hero kombëtar, e përmbyll shkrimin e sajë Kurir.

    TË LIDHURA

    Hajduku i Splitit prezanton zyrtarisht Ron Raçin me një kontratë afatgjate

    26/07/2025 21:51

    Presidenti Ademi takohet me legjendën e futbollit botëror, Luis Figo

    26/07/2025 20:54

    Muriqi e tregon pagën te Mallorca

    25/07/2025 20:26

    Rashica fishkëllehet nga tifozët e Beshiktashit

    25/07/2025 20:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.