Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sergio Roberto bën “bomberin”, Barcelona merr 3 pikë mes vuajtjesh ndaj Almerias së vendit të fundit
    Ballina-2

    Sergio Roberto bën “bomberin”, Barcelona merr 3 pikë mes vuajtjesh ndaj Almerias së vendit të fundit

    20/12/2023 22:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Barcelona u rikthye te fitorja në La Liga, teksa mposhti mes vuajtjesh 3-2 Almerian e vendit të fundit, në duelin e vlefshëm për javën e 18-të të kampionatit.

    Serinë e golave e hapi Rafinja në minutën e 33-të, ndërkohë që miqtë gjetën baraspeshën në minutën e 41-të me anë të Leo Baptistaos. Pjesa e parë e parë u mbyll me shifrat e barabarta 1-1.

    Ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës skenën e rrëmbeu Sergio Roberto i cili u shndërrua në “bomberin” e katalanasve duke shënuar 2 gola. 31-vjeçari fillimisht gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 60-të duke ngritur shifrat në 2-1, teksa Almeria gjeti sërish baraspeshën me Gonzalez në minutën e 71-të.

    Ndërkohë për golin e fitores mendoi sërish Roberto i cili me golin e realizuar në minutën e 83-të, i siguroi 3 pikë të arta katalanasve.

    Kjo ishte fitorja e 11-të në 18 ndeshje për Barcelonën, që ngjitet në kuotën e 38 pikëve, 6 më pak se Girona kryesuese që ka dhe një ndeshje më pak. Ndeshjen e radhës Barcelona e luan në transfertë ndaj Las Palmas. 

    TË LIDHURA

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.