Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sevilla ia jep goditjen e parë të madhe Barcelonës në La Liga, e mposht thellë
    Ballina-1

    Sevilla ia jep goditjen e parë të madhe Barcelonës në La Liga, e mposht thellë

    05/10/2025 18:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Barcelona e ka pësuar disfatën e parë këtë edicion në La Liga. 

    Barça të dielën u mposht thellë 4:1 nga Sevilla në udhëtim në kuadër të javës së tetë të La Ligas. 

    Për Barcelonën  ishte humbja e dytë radhazi në të gjitha garat. Barça të mërkurën u mposht 2:1 edhe nga Paris Saint-Germaini në “Champions”. 

    Alexis Sanchez realizoi për 1:0 në minutën e 13-të nga penalltia. 

    Golin e dytë e shënoi Isaac Romero në minutën e 36-të. 

    Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Marcus Rashford, e ngushtoi rezultatin në 2:1. 
    Robert Lewandowski kishte mundësinë që në minutën e 76-të ta barazoj rezultatin por sulmuesi polak dështoi të shënonte nga penalltia të cilën e shkaktoi futbollisti i Sevillas, Adnan Januzaj. 

    Në minutën e 90-të, Jose Angel Carmona, e shënoi golin e tretë për vendësit. 

    Gjashtë minuta më pas, Akor Adams, e realizoi golin e fundit. 

    Januzaj te Sevilla në lojë u inkuadrua nga minuta e 73-të. 

    Barça me këtë humbje bie në pozitën e dytë me 19 pikë. Lider është Real Madridi me dy pikë më shumë. 

    Sevilla ka 13 pikë në vendin e katërt.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.