Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sevilla në zi, 3 tifozë humbin jetën në një aksident automobilistik
    Ballina-1

    Sevilla në zi, 3 tifozë humbin jetën në një aksident automobilistik

    25/01/2024 16:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sevilla në zi. Skuadra andaluziane luan sonte në “Wanda Metropolitana” përballë Atletico Madrid për biletën e fundit në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Raund ku janë kualifikuar deri tani Real Sociedad, Mallorca dhe Athletic Bilbao.

    Tre tifozë të Sevillas kanë humbur jetën në një aksident automobilistik teksa po udhëtonin drejt kryeqytetit spanjoll për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

    “Ne do të luajmë me shiritë të zinj në krahë. I kemi dërguar kërkesë Federatës që të mbahet një minutë heshtje përpara fillimit të ndeshjes.

    Klubi ynë shpreh keqardhjen e thellë për vdekjen e tre tifozëve tanë. Jemi pranë familjarëve dhe miqve të tyre në këto momente të vështira. U prehshi në paqe!”, lexohet në komunikatën zyrtare të Sevillas.

    Në lidhje me ngjarjen tragjike reagoi edhe presidenti i klubit andaluzian, Jose Maria del Nido Carrasco.

    “Jam i trishtuar dhe i tronditur nga lajmi fatal i vdekjes së tifozëve. Jemi të shkatërruar dhe shumë të trishtuar. Do të jemi pranë familjeve të tifozëve.

    Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Ne vetëm mund të tregojmë dashurinë tonë dhe të sigurojmë se klubi do të jetë pranë familjeve të viktimave”. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.