Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sfida “jetike” me Ballkanin, tifozët e Slavia Prahës rezervojnë aeroplanin për në Prishtinë
    Ballina-2

    Sfida “jetike” me Ballkanin, tifozët e Slavia Prahës rezervojnë aeroplanin për në Prishtinë

    18/10/2022 21:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Slavia Prahën e pret një duel sa i vështirë, aq edhe i rëndësishëm në takimin e radhës në Ligën e Konferencës. Skuadra çeke luan me kampionin e Kosovës, Ballkanin në Prishtinë më 27 tetor (e enjte) në kuadër të Grupit G.

    Për këtë takim “jetik” për fatin e grupit, Slavia Praha do ta ketë mbështetjen edhe të tifozëve të saj në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

    Tifozeria e Slavias, të njohur si “Tribuna Sever” kanë paralajmëruar udhëtim me aeroplan në drejtim të Prishtinës, raporton Demokracia.com.

    Ata kanë njoftuar anëtarët e tyre se numri i biletave në aeroplan është i limituar dhe se kanë mbetur edhe 32 vende të lira.

    “Miq, dje, në bazë të numrit të regjistrimeve, u vendos që avioni për në Prishtinë për ndeshjen e radhës të Ligës së Konferencës, e cila do të zhvillohet më 27 tetor është gati të bëjë një udhëtim! Por kjo nuk do të thotë se nuk është më e mundur të identifikohesh. Aktualisht ka 32 vende të disponueshme dhe ato po plotësohen shpejt. Kush heziton, mund të ndodhë që të mos i mbetet më vend” – thuhet në njoftimin e tifozëve çekë në faqen zyrtare të grupit të tifozëve.

    Sivasspori është lider në Grupin G me katër pikë, po aq sa ka edhe Cluji. Nga katër pikë kanë Ballkani në pozitën e fundit dhe Slavia Praha në vendin e tretë.

    Ballkani humbi 1:2 në ndeshjen e fundit me Sivassporin në Prishtinë, duke i minimizuar gjasat për kalim të grupit, anise deri para asaj sfide ishte në pozitën e parë me pikë të njëjta me të gjithë kundërshtarët e grupit.

    TË LIDHURA

    Ashtu si pritej, Chelsea në finale të Ligës së Konferencës

    08/05/2025 23:06

    Tjetër paraqitje bindëse e Unitedit që avancon në finale

    08/05/2025 23:02

    Nga lëndimet te lavdia: Historia frymëzuese dhe biseda në korridor me Fabregas që e bindi Vojvodës për aventurë te Como

    08/05/2025 21:27

    “Nëse nuk luajmë në garat evropiane – faji është i juaji” – presidenti i Ferizajt, Abazi, akuzon gjyqtarët

    08/05/2025 21:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.