Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shabani: Ndaj Drenicës do të jetë mundësia jonë e mirë që të rikthehemi te fitoret
    Ballina-1

    Shabani: Ndaj Drenicës do të jetë mundësia jonë e mirë që të rikthehemi te fitoret

    11/11/2022 19:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FC Prishtina do të luaj të shtunën me Drenicën në kuadër të xhiros së 17-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

    Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me fillim nga ora 13:00.

    Prishtina në këtë takim do të kërkojë të rikthehet te fitoret ndërkohë që mesfushori Arlind Shabani, i cili po kalon formë shumë të mirë në ndeshjet e fundit, beson se skuadra do të arkëtojë pikë të plota.

    Ai foli para ndeshjes për faqen zyrtare të klubit bardhekaltër.

    𝑷𝒓𝒆𝒎𝒕𝒐𝒏 𝒂𝒏𝒈𝒂𝒛𝒉𝒊𝒎 𝒎𝒂𝒌𝒔𝒊𝒎𝒂𝒍 – Pas rezultatit negativ në ndeshjen e fundit ndaj Malishevës, takimi ndaj Drenicës do të jetë mundësia jonë më e mirë që të rikthehemi te fitoret. Do të jetë një ndeshje shumë ë vështirë, mirëpo me angazhim maksimal dhe dëshirë maksimale për fitore, do t’ia arrijmë qëllimit.

    🎤𝑷𝒆̈𝒓𝒈𝒂𝒕𝒊𝒕𝒋𝒂 𝒆 𝒏𝒅𝒆𝒔𝒉𝒋𝒆𝒔 – Jemi duke e përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme në mënyrë që të dalim me pikë të plota.

    🎤𝑷𝒓𝒆𝒕 𝒑𝒆̈𝒓𝒌𝒓𝒂𝒉𝒋𝒆 𝒎𝒂𝒌𝒔𝒊𝒎𝒂𝒍𝒆 – Rezultatet e fundit nuk na kënaqin as neve, as adhuruesit e Prishtinës dhe tifozët tonë “Plisat”, por ne i ftojmë të vijnë të na përkrahin sikurse në çdo ndeshje tjetër, sepse vetëm së bashku mund të rikthehemi sërish te fitoret ashtu siç i ka hije Prishtinës.

    TË LIDHURA

    Federata e Futbollit serb e falënderon Armando Dukën për mikpritje

    09/06/2025 12:03

    Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

    09/06/2025 09:17

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.