Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shakhtari konfirmon bisedimet me Chelsean për Mudryk, thonë se marrëveshja është afër
    Ballina-1

    Shakhtari konfirmon bisedimet me Chelsean për Mudryk, thonë se marrëveshja është afër

    14/01/2023 21:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi ukrainas, Shakhtar Donetsk ka konfirmuar me anë të një komunikate dhe janë afër marrëveshjes me Chelsean për shitjen e Mykhailo Mudryk.  

    Emri i Mudryk është më i përfoluri në këtë dimër, pasi emri i tij ka futur në ‘luftë’ klubet anglez.

    Deri sot, Arsenali llogaritet favorit për transferimin e lojtarit, pasi kishte ofruar 80 milionë euro plus 15 milionë euro tjera bonuse.

    Megjithatë, rivali i tyre Chelsea duket se është afër ta rrëmbej yllin ukrainas, pasi ka ofruar plot 100 milionë euro për Mudryk.

    Është vet klubi ukrainas që ka konfirmuar bisedimet mes klubeve, duke thënë se marrëveshja e transferimit është afër.

    “Presidenti i FC Shakhtar, Rinat Akhmetov dhe bashkëpronari i Chelseat, Behdad Eghbali, diskutuan sot transferimin e Mykhailo Mudryk te Chelsea FC”.

    “Palët janë shumë afër marrëveshjes për transferimin e lojtarit në klub”, thuhet në njoftimin e klubit ukrainas. 

    👀 https://t.co/OqZ3zxSdww

    — Chelsea FC (@ChelseaFC) January 14, 2023
    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.