Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shala: Çështja e Donis Avdijajt për FFK-në është mbyllur prej një kohe të gjatë
    Ballina-2

    Shala: Çështja e Donis Avdijajt për FFK-në është mbyllur prej një kohe të gjatë

    02/09/2024 15:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bajram Shala të hënën në konferencë për shtyp ka potencuar se çështja e futbollistit, Donis Avdijaj është e mbyllur prej një kohe të gjatë për Federatën e Futbollit e Kosovës.

    Ai ka potencuar se pas një incidenti që ka ndodhur kohë më parë, kur Avdijaj ishte pjesë e Kosovës është vendosur që mesfushori të mos jetë pjesë e Kosovës.

    “Çështja e Donis Avdijajt është e mbyllur prej një kohe të gjatë për Federatën e Futbollit e Kosovës. Që nga periudha kur ishte ai pjesë e përfaqësuese së Kosovës në futboll, për shkak të një incidenti që ka ndodhur më herët dhe ka qenë një vendim që i është komunikuar futbollistit dhe për atë arsye ai nuk është pjesë e përfaqësueses së  Kosovës”, ka deklaruar Shala.

    Shala ndër të tjera ka theksuar se mesfushori Besfort Zeneli nuk e ka pranuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve.

    “Besfort Zeneli e ka pranuar ftesën nga trajneri, por ka vendosur që të mos jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e shtatorit”, ka thënë Shala.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.