Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shaqiri ka mundësi të mungojë prapë në ndeshjen kundër Serbisë
    Ballina-1

    Shaqiri ka mundësi të mungojë prapë në ndeshjen kundër Serbisë

    01/12/2022 15:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Xherdan Shaqiri ende është në dyshim për ndeshjen vendimtare që Zvicra e zhvillon kundër Serbisë në rrethin e tretë të Grupit G

    Kjo ndeshje pritet që të zhvillohet të premte (nesër) e ku Zvicra në rast të ndonjë barazimi apo fitoreja do të kualifikohet për 1/8-ën e finales.

    Në ndeshjen kundër Brazilit, Shaqiri nuk luajti fare pasi që u raportua se kishte disa probleme muskulore,

    Sipas asaj që raportojnë mediat, kosovari është duke luftuar me kohën për t’u rikuperuar për këtë sfidë jetike.

    Në këtë ndeshje besohet se mund të mungojë edhe Noah Okafor, i cili po ashtu është ankuar në probleme muskulore gjatë fundjavës së kaluar.

    Kujtojmë se fitorja kundër Zvicrës nga Brazili bëri që kjo skuadër të kalojë tutje si e para në grup.

    Serbia në anën tjetër nuk ka asnjë fitore, pos një barazimi me Kamerunin 3-3.

    Zvicrës do t’i duhet një barazim ose një fitore për të kaluar tutje por që në anën tjetër Brazili nuk duhet të lejojë ndonjë befasi në ndeshjen kundër Kamerunit.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.