Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shaqiri për ndeshjen ndaj Hungarisë: Duhet të kemi kujdes, kanë shumë lojtarë të mirë!
    Ballina-2

    Shaqiri për ndeshjen ndaj Hungarisë: Duhet të kemi kujdes, kanë shumë lojtarë të mirë!

    13/06/2024 10:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes së parë në Euro 2024 kundër Hungarisë.

    Shaqiri paralajmëron bashkëlojtarët e tij duke thënë se Hungaria është një kundërshtar shumë i vështirë me lojtarë që kanë potencial të jashtëzakonshëm.

    “Ata kanë lojtarë të mirë, nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Pres një luftë të madhe, ata janë vërtetë të fortë. Nuk ka asnjë favorit në një kampionat europian, gjithçka mund të ndodh. Por, ne gjithashtu e dimë se cfarë mund të bëjmë dhe kemi shanse për të fituar kundër Hungarisë”, u shpreh Shaqiri në konferencë më media.

    Lojtari i Chicago Fire foli gjithashtu edhe për pikat e tij të forta.

    “Unë sjell kreativitet me stilin tim dhe mund të shënoj gola nga askund. Mund të luaj me pasime vendimtare. Unë thjesht e kam këtë talent”, vazhdoi tutje lojtari shqiptar

    Xherdan Shaqiri ka pasur disa probleme me lëndime gjatë kohëve të fundit, por tani lojtari nga Zhegra e Gjilanit thotë se është mirë me shëndetin.

    “Gjunjtë e mi, ijët e mia, gjithçka është në rregull. Jam në formë. Do të vazhdoj të luaj derisa një ditë të zgjohem në mëngjes dhe të kuptoj se nuk më pëlqen më. Është truneu i shtatë, po më pëlqen shumë të jem këtu me djemtë”, përfundoi lojtari i Zvicrës.

    Kujtojmë që Zvicra përveç Hungarisë në grup e ka nikoqirin, Gjermaninë dhe Skocinë.

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.