Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shaqiri thotë se nuk do të festojë nëse shënon kundër Kosovës
    Ballina-1

    Shaqiri thotë se nuk do të festojë nëse shënon kundër Kosovës

    07/09/2023 17:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Xherdan Shaqiri ka thënë se nuk do të festojë në rast se shënon gol të shtunën mbrëma në Prishtinë kundër Kosovës.

    Kosova do ta presë Zvicrën në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për eliminatore për Euro 2024.

    “Unë jam sportist, do të jap çdo gjë për Zvicrën. Por, për respekt ndaj Kosovës, nuk do të festoj në rast të shënimit të golit. Këtë gjë mund ta bëjnë kolegët e mi”, ka thënë Shaqiri për “Blick”. “Jam i bindur se do të pritemi pozitivisht. Nuk kemi pse frikësohemi se do të fishkëllehemi gjatë shëtitjeve para ndeshjes. Mirëpo, mund të llogarisim se do të fishkëllehemi nga një numër i vogël i njerëzve gjatë ndeshjes. Atmosfera do të jetë ndryshe nga miqësorja e vitit të kaluar në Zuerich”.

    Shaqiri ka thënë se ka pasur afro 50 kërkesa nga familjarët për t’u siguruar bileta për ndeshje dhe u ka realizuar këto kërkesa. Ai ka thënë se ka pasur edhe kërkesa që të mos shënoj ndaj Kosovës.

    “Unë isha 11-vjeçar, kur me familjen u larguam për në Zvicër shkaku i luftës. Por, dy prindërit e mi kanë nëntë vëllezër e motra, mund të paramendoni se sa familjarë do të jenë në ndeshjen e të shtunës. Deri 50 kërkesa për bileta kam pranuar dhe për fat të mirë kam arritur t’i plotësoj ato. Për shumë prej tyre, për shkak të vizave, nuk është e mundur të vijnë për të shikuar një ndeshje në SHBA apo Evrope Perëndimore. Unë gëzohem se do t’i shoh njerëzit. Shpresoj që familja të jetë më me rëndësi sesa nacionaliteti dhe familjarët të më përkrahin. Por, mbi të gjitha duhet ta shijojnë ndeshjen. Shumë më kanë shkruar, duke kërkuar që të mos shënoj gol”, tha Shaqiri.

    Ai ka treguar edhe pse nuk ka vendosur të luajë për Kosovën.

    “Kur Federata u pranua në vitin 2016 për të luajtur ndeshje zyrtare, u gëzova shumë, para së gjithash për njerëzit dhe vendin. Ka pasur mundësi që lojtarët me rrënjë nga Kosova të ndryshojnë kombëtaren. Isha në bisedime me zyrtarët atëbotë. Por, më pas erdhi Evropiani me Zvicrën. Dhe për shkak se luajta atje, u zgjidh kjo çështje automatikisht”.

    TË LIDHURA

    Parisi “shkatërron” Real Madridin

    09/07/2025 23:16

    Juventusi dhe Granit Xhaka, në rrugën e duhur – zbulohen çmimi, kushtet personale nuk janë problem

    09/07/2025 20:57

    Zyrtare: Florent Hadërgjonaj rinovon me Alanyasporin

    09/07/2025 20:40

    Në Champions numri në fanellë shkruhet me stilolaps

    09/07/2025 19:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.