Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shifra rekord! Barcelona “mbush arkën” nga shitja e fanellave të Yamal, për 48 orë janë shitur mbi 700 mijë
    Ballina-2

    Shifra rekord! Barcelona “mbush arkën” nga shitja e fanellave të Yamal, për 48 orë janë shitur mbi 700 mijë

    19/07/2025 11:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lamine Yamal rinovoi për Barcelonën deri në vitin 2031 dhe si shenjë besimi ndaj tij, klubi i
    dha fanellën me numrin 10, një fanellë e rëndësishme, duke ditur emrat që e kanë mbajtur
    veshur atë dhe historinë që kanë shkruar si Rivaldo, Ronaldinho apo dhe Leo Messi, që
    qëndron mbi të gjithë.
    Nga shitja e fanellës të re të Lamine Yamal me numrin 10, sipas mediave vendase Barcelona ka
    fituar deri tani të paktën 10 milionë euro, por që ditët në vijim kjo shifër do rritet më shumë.
    Vetëm në 48 orë, janë shitur mbi 700 mijë fanella të Lamine Yamal me numrin 10 në mbi 170
    vende të ndryshme të botës. Përveç dhënies së numrit 10-të, me rinovimin e kontratës së re
    është rritur ndjeshëm edhe rroga e Lamine Yamal si dhe janë përfshirë në të bonuse të
    ndryshme.
    Edhe pse është vetëm 18 vjeç, Lamine Yamal po shndërrohet në një fenomen të ri jo vetëm në fushën e lojës, por dhe në marketingun e klubit, me pak fjalë një burim i madh të ardhurash.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.