Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro, “Fadil Vokrri” mbushet me “Dardanë”
    Ballina-2

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro, “Fadil Vokrri” mbushet me “Dardanë”

    15/10/2024 12:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro janë shitur.

    FFK-ja i ka falënderuar të gjithë “Dardanët” për mbështetjen, siç thanë, të jashtëzakonshme dhe entuziazmin e pafund.

    “Jemi të lumtur që stadiumi ‘Fadil Vokrri’, si gjithmonë, do të jetë i mbushur me energji dhe pasion për të mbështetur Dardanët tanë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Kosova sonte e pret Qipron në ndeshjen e katërt të Ligës së Kombeve, ku aktualisht renditet e dyta në grup me gjashtë pikë.

    E para në grup është Rumania, e cila ka nëntë pikë nga tri ndeshje, teksa Qipro renditet e treta me tri pikë, kurse Lituania e fundit me zero pikë. 

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.