Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shkëlqen Fisnik Asllani, gol e asistim në Bundesligë
    Ballina-1

    Shkëlqen Fisnik Asllani, gol e asistim në Bundesligë

    23/08/2025 17:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani, ka shkëlqyer të shtunën pasdite në ndeshjen hapëse të edicionit 2025/26 në Bundesligën gjermane. 

    Asllani ishte më meritori në fitoren e skuadrës së Hoffenheimit duke realizuar një gol dhe regjistruar një asistim.   

    Hoffenheimi në kuadër të xhiros së parë në udhëtim fitoi 2:1 ndaj Bayer Leverkusenit.

    Fillimisht Asllani i barazoi shifrat në minutën e 25-të. Ai shënoi me gjuajtje të fuqishme me të majtën.

    Për Reprezentuesin e Kosovës ishte goli i parë në elitën e futbollit gjerman.

    23-vjeçari më pas në minutën e 52-të asistoi te goli i epërsisë 2:1 të cilin e realizoi Tim Lemperle. 

    Qendërsulmuesi i talentuar e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari. Ndeshjen te Hoffenheimi e kompletoi edhe mesfushori Leon Avdullahu.

    Golin e vetëm për Leverkusenin e realizoi Jarell Quansah në minutën e gjashtë.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.