Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shkëlqeu me dy gola në fitoren e Dukagjinit, Faton Neziri ‘Ylli i Javës’ në Superligë
    Ballina-1

    Shkëlqeu me dy gola në fitoren e Dukagjinit, Faton Neziri ‘Ylli i Javës’ në Superligë

    07/04/2025 10:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

    Ky çmim për javën e 27-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të KF Dukagjini, Faton Neziri.

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Shyqeri Salihu, Bujar Asllani dhe Fatmir Mehmeti. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e njëzet e shtatë t’i takojë Faton Nezirit, i cili shënoi dy golat në fitoren 3:1 të Dukagjinit në ndeshjen e rëndësishme kundër KF Llapit.

    Pasi mori këtë çmim, Neziri u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës: “ Ndeshjen e kemi përgatitur gjatë gjithë javës, kemi pasur stërvitje shumë të mirë dhe ia arritëm qëllimit për të marrë tri pikë të plota. Atmosfera te KF Dukagjini është shumë e mirë dhe çdo ndeshje e luajmë pa presion. Nga performanca jonë kemi merituar më shumë pikë dhe të jemi më mirë në renditjen tabelare. Megjithatë, ka edhe shumë ndeshje dhe besoj se do të pozicionohemi më mirë”.

    “Është ndjenjë shumë e mirë të shpallesh “Ylli i Javës”, andaj jam shumë i lumtur dhe e shfrytëzoj rastin të falënderoj bashkëlojtarët, trajnerin dhe udhëheqësinë e klubit për besimin.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

    TË LIDHURA

    Ademi takohet me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, uron për detyrën e re dhe diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    12/03/2026 15:23

    Dy javë para përplasjes në Bratisllavë, Kosova nuk po përgatitet vetëm për një ndeshje, po përgatitet për një faqe të re në historinë

    12/03/2026 14:13

    Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime!

    12/03/2026 13:54

    Agim Ademi iftar me Halil Kastratin dhe përfaqësues të futbollit në Shtëpinë e të Moshuarve

    11/03/2026 21:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.