Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shkëlqeu ndaj Prishtinës në një pozitë që nuk është e tij, Xherdan Shaqiri duartroket kushëririn e tij
    Ballina-2

    Shkëlqeu ndaj Prishtinës në një pozitë që nuk është e tij, Xherdan Shaqiri duartroket kushëririn e tij

    22/08/2023 10:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjilani ka arritur të nxjerrë një barazim ndaj Prishtinës me rezultat 0-0 në ndeshjet e fundit të xhiros së dytë.

    Nuk do të ishte asgjë e jashtëzakonshme në kushte normale që këto dy skuadra të luanin baras, por ishte e jashtëzakonshme pasi Gjilani u paraqit me 70% të futbollistëve juniorë.

    Redon Ismaili, Edison Kqiku e Oltion Bilalli ishin të vetmit që kishin përvojë në Superligë nga edicioni i kaluar, por edhe mosha e këtyre treve është shumë e re.

    Një tjetër futbollist që shkëlqeu në këtë sfidë ishte edhe Eldonit Shaqiri, një mbrojtës i djathtë që në këtë sfidë luajti në qendër të mbrojtjes dhe ishte thjesht fantastik në ndërhyrjet e tij dhe rikuperimin e topave në ajër.

    20-vjeçari shkëlqeu dhe paraqitja e tij i ka rënë në sy edhe yllit të madh të futbollit shqiptar Xherdan Shaqirit.

    Në fakt Xherdani dhe Eldoniti janë kushërinj të afërt pasi baballarët e tyre janë vëllezër.

    Shaqiri ka nxjerr një foto të Eldonitit në ‘Insta Story’ dhe ka duartrokitur paraqitjen e tij të mrekullueshme ndaj Prishtinës.

    Mbrojtësi i talentuar e ka nisur karrierën te akademia e Dritës, derisa ka luajtur edhe për disa skuadra si Vitia, Kika e Flamurtari në Ligën e Parë.

    Ai këtë vit është bërë pjesë e Gjilanit U21, por në mungesë të futbollistëve debutoi në Superligë duke shfaqur një ndeshje fantastike.

    Sigurisht që pas ndeshjes fantastike ndaj Prishtinës, Eldoniti pritet të mbetet pjesë e ekipit të parë dhe pse jo ndoshta do të ketë një të ardhme edhe në Evropë, pasi vëllai i Xherdanit, Erdin Shaqiri është një menaxher i njohur në futbollin evropian dhe mund të ndërmjetësoi transferimin e tij nëse talenti gjilanas vazhdon me paraqitje të mira në elitën e futbollit kosovar.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.