Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës
    Ballina-1

    Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

    09/09/2025 18:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e mbrëmshme të Kosovës 2-0 ndaj Suedisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Sulmuesi dardan, aktualisht pjesë e Mallorcas, mund të ndryshojë ekip.

    Mediat turke raportojnë se Vedat Muriqi ka përfunduar në lupën e Galatasarayit, klubi turk e sheh sulmuesin dardan si lojtarin e duhur në sulm, duke ditur dëmtimin serioz të Victor Osimhen, i grumbulluar me Nigerinë.

    Në 120 ndeshje me Mallorcan, Muriqi ka shënuar 36 gola dhe ka dhënë 11 asiste. Në rast transferimi te Galatasaray, ky do të ishte një rikthim i bujshëm për sulmuesin kosovar, i cili më parë ka luajtur te Fenerbahce, Rizespor etj.

    Kujtojmë se merkato në Turqi mbyllet më 12 shtator dhe në këto ditë të fundit mund të ketë zhvillime interesante.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.