Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shkëlqeu përballë Llapit, Mevlan Zeka shpallet ‘Ylli i Javës’
    Ballina-1

    Shkëlqeu përballë Llapit, Mevlan Zeka shpallet ‘Ylli i Javës’

    12/05/2025 13:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email


    Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 34-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Suhareka, Mevlan Zeka.

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Naim Kodraliu, Enver Prapashtica, Fisnik Ademi. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tridhjet e katërt t’i takojë Mevlan Zekës, i cili shënoj hat-trick në ndeshjen kundër FC Llapi, të cilën e fituan me rezultat 4:2Pasi mori këtë çmim, Zeka u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës: “Kemi pas veshteresi gjate kampionatit sidomos ne ndeshjet e fundit ku kishim kriz me rezultatet. Kemi zhvilluar ndeshje shume te mira por epilogu i takimit ishte kundër nesh. Jemi mobilizuar maksimalisht qe Suhareka te qendroj ne superlige sepse mbrenda skuandres tone ka futbollist qe kane barte baren kryesore edhe ne ekipet ku kane qenë me heret, kemi lojtar kampion dhe do te ishte mekat qe keta futbollist te biejne nga kategoria.

    I kemi edhe dy ndeshje dhe normalisht qe do ta japim maksimumin secili prej nesh dhe besoj qe permes barazhit do te qendrojme ne Superlige.
    Duka ta falendero komisionin epr vleresimin per “Ylli I javes”, po e jap maksimumin ne cdo ndeshje dhe besoj qe do te I ndihmojë skuadrës edhe ne keto ndeshjet e mbetura.

    Faleminderim edhe per bashkelojtaret sepse pa ta nuk do te isha edhe une golashenuesi i skuadrës, kryesine e klubit dhe stafin teknik me ne krye trajnerin Mirel Joca. ” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

    TË LIDHURA

    Shkëlqen PSG-ja dhe shkatërron Interin, fiton Championsin për herë të parë

    31/05/2025 23:00

    Dembele do të luajë edhe për “Topin e Artë”

    31/05/2025 20:32

    Tahir Batatina: Edhe 20 vjet s’do ta shihni Llapin në barazh

    31/05/2025 19:20

    Llapi mbetet në Superligë, mposht Vushtrrinë pas penalltive

    31/05/2025 18:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.