Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shkëmbimi Mbappe – Sallah, ideja e fundit e PSG-së
    Futboll ndërkombëtar

    Shkëmbimi Mbappe – Sallah, ideja e fundit e PSG-së

    13/10/2022 14:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Paris Saint-Germaini është i vetëdijshëm se në fund të këtij sezoni mund ta humbasë Kylian Mbappen, edhe pse palët e nënshkruan një kontratë afatgjate në fund të afatit kalimtar të verës.

    Për këtë arsye, gjiganti francez po mundohet të nxjerrë diçka më shumë sesa paratë, pasi të mbetet pa kampionin e botës me Francën.

    Së fundmi po flitet se sulmuesi i pakënaqur në Paris mund të përfundojë në Liverpool gjatë verës së vitit të ardhshëm pasi PSG-ja nuk dëshiron t’ia shesë lojtarin Real Madridit.

    Ideja e fundit e klubit nga “Parku i Princave” është që t’i shkembejë sulmuesit me Liverpoolin, njofton “ismaeelmahmoudd”.

    Me këtë rast, ish-futbollisti i Monacos do të përfundonte në “Anfield Road”, kurse Mohamed Salah do të bëhej parisien.

    Mbetet të shihet nëse “Reds” do ta pranojnë këtë propozim, ndërsa atyre do t’ju duhet të paguajnë edhe para shtesë duke e pasur parasysh se Mbappe vlen shumë më tepër se Salah. /Gazeta Express/

    TË LIDHURA

    Real Madridi mposhtet në “Bernabeu” nga City, pozita e Alonsos në rrezik

    11/12/2025 00:03

    Juventusi ngjallet në pjesën e dytë, fiton ndaj Pafos – Zhegrova luajti veç në pjesën e parë

    11/12/2025 00:00

    Zhegrova titullar në përballjen Juventus – Pafos

    10/12/2025 21:24

    “Zahir Pajaziti” rritet në kategori dhe ulëse, mbulohet e ndriçohet

    10/12/2025 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.