Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shkencëtarët kanë studiuar dëmin e lodrave të fëmijëve të cilat i përdorin kur lahen dhe kanë mbetur të befasuar
    Ballina-2

    Shkencëtarët kanë studiuar dëmin e lodrave të fëmijëve të cilat i përdorin kur lahen dhe kanë mbetur të befasuar

    29/12/2023 10:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shkencëtarët zviceranë dhe ata amerikanë kanë konstatuar që lodrat nga goma,të cilat fëmijëve ua japim kur lahen, janë plot baktere të ndryshme

    Hulumtuesit i kanë numëruar mikrobet të cilat kanë notuar brenda patave (lodra ngjyrë të verdhë) dhe kanë thënë që lëngu i cili zbrazet kur shtypen ka përmbajtur “baktere potenciale patogjene”, në katër prej pesë lodrave të kontrolluara.

    Siç theksohet, bakteret e gjetura përfshijnë legionelën dhe pseudomonasaeruginosin, bakter i cili shpesh lidhet me infeksionet spitalore.

    Shkencëtarët janë befasuar me sasinë shumë të madhe, madje edhe deri në 75 milionë qeliza për centimetër katrorë dhe me baktere të tjera të ndryshme dhe kërpudhave në këto lodra.

    Derisa sasi të caktuara të baktereve mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit të fëmijëve, disa gjithashtu mund të shkaktojnë infeksione të syve, veshëve dhe zorrëve, thonë hulumtuesit.

    Lodrat plastike mund të përmbajnë nivele të paligjshme të ‘kimikateve’ toksike që mund të pengojnë rritjen e fëmijëve dhe të shkaktojnë kancer, paralajmëron studimi

    Studimin e kanë bërë Instituti Federal Zviceran i Shkencave Ujore dhe i Teknologjisë dhe Universiteti i Ilinoisit, ndërkaq është publikuar në revistën “Biofilms and Microbiomes”.

    Theksohet që ky është një ndër hulumtimet e para serioze të këtij lloji.

    TË LIDHURA

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.