Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steauan dhe “fluturojnë” për në raundin e tretë
    Ballina-1

    Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steauan dhe “fluturojnë” për në raundin e tretë

    30/07/2025 21:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë gjigantin rumun FCSB dhe sigurojnë së paku grupet evropiane të Ligës së Konferencës.

    Shkëndija e Tetovës ka shkruar një faqe të ndritur në historinë e saj dhe në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë kanë befasuar të gjithë Evropën duke eliminuar gjigantin rumun FCSB (Steaua e Bukureshtit) edhe në ndeshjen e kthimit, kësaj here në një stadium me mbi 30 mijë tifozë në Bukuresht, ku triumfuan me rezultat 1-2, duke vazhduar më tej në rrugëtimin evropian në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Kampioneve.

    Edhe pse FCSB shihej si favorit absolut para përballjes, Shkëndija tregoi karakter, shpirt gare dhe mentalitet fitues. Goli i parë u shënua nga rumunët në minutën e 28-të me anë të Cisottit, por përgjigjja e shpejtë dhe e fuqishme erdhi nga Liridon Latifi, i cili në minutën e 33-të barazoi shifrat dhe shtangu publikun vendas.

    Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë doli Vane Krstevski me një goditje të saktë në minutën e 87-të, duke vulosur fitoren 1-2 për Shkëndijën – një rezultat që i siguron kuqezinjve kualifikimin për në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe të paktën një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

    Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për klubin tetovar, por edhe për futbollin shqiptar në përgjithësi. Për herë të parë, një ekip nga Maqedonia e Veriut siguron garat evropiane të grupeve që në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve.

    Në raundin e tretë, Shkëndija do të përballet me Qarabagun nga Azerbajxhani – një sfidë tjetër e madhe, por tashmë me statusin e një skuadre që ka fituar respektin e të gjithëve. 

    TË LIDHURA

    Cila është lidhja me Shqipërinë e pronarit kundërthënës të kampionit rumun?

    31/07/2025 17:30

    Fyerje ndaj Kosovës në ndeshjen e kampionit të Izraelit dhe kampionit të Qipros

    31/07/2025 17:24

    Kalimi te Sunderland, Leonita i bën dedikimin emocionues Xhakës: Krenare me ty, do të jem gjithmonë pranë teje

    31/07/2025 17:20

    Ragip Xhaka emocionon me mesazhin për Granitin: Ti s’kërkon rrugë të lehta

    31/07/2025 11:11
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.