Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për herë të pestë
    Ballina-2

    Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për herë të pestë

    07/05/2025 19:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dy javë para përfundimit të kampionatit, kuqezinjtë nga Tetova siguruan titullin pas fitores ndaj Rabotniçkit, duke ia marrë fronin kampionit të kaluar, Strugës.

    Shkëndija e Tetovës është kampionja e re e Maqedonisë së Veriut. Skuadra kuqezi siguroi matematikisht titullin e pestë në historinë e klubit vetëm dy javë para fundit të kampionatit, pas një fitoreje të merituar ndaj Rabotniçkit me rezultat 2:1. Me këtë sukses, tetovarët ia morën epitetin e kampionit ekipit të Struga Trim Lum, i cili e mbante titullin që nga sezoni i kaluar.

    Ndeshja nisi në mënyrë të furishme nga ana e Shkëndijës, që tregoi qartë ambiciet për të mbyllur kampionatin sa më shpejt. Në minutën e 5-të, Liridon Latifi zhbllokoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë. Epërsia u dyfishua në pjesën e parë me një gol spektakolar nga Fabricio Tamba, pas një asisti të shkëlqyer nga Adamu Alhassan. Pavarësisht një penalltie të kontestuar që i dhuroi Rabotniçkit një gol përmes Cristojaye Daley, Shkëndija ruajti epërsinë deri në fund, duke festuar titullin me tifozët e saj.

    Ndërkohë, fundjava solli edhe befasi në duelet tjera. Tikveshi mundi Besën me 1:0, duke e shtyrë këtë të fundit drejt pozitës që çon në balotazh. Në Strumicë, Shkupi humbi në mënyrë dramatike ndaj Brerës me rezultat 4:3, pavarësisht se kishte epërsi 1:3. Ndeshjet Pelisteri – Voska dhe Sileksi – Gostivari përfunduan me rezultat zyrtar 3:0 për vendasit. Barazim pa gola u regjistrua në duelin mes Vardarit dhe Strugës.

    Shkëndija, me një sezon të dominuar nga cilësia, stabiliteti dhe përkrahja e tifozëve, rikthehet në fronin e futbollit të Maqedonisë. Me titullin e pestë të kampionit, kuqezinjtë konfirmojnë se janë një fuqi e pandalshme në skenën vendore dhe një pretendent serioz për suksese edhe në garat ndërkombëtare. 

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.