Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shkoi në Itali për të firmosur me klubin e ri, fituesi i Champions me Real Madrid arratiset natën për t’u kthyer në vendlindje
    Ballina-1

    Shkoi në Itali për të firmosur me klubin e ri, fituesi i Champions me Real Madrid arratiset natën për t’u kthyer në vendlindje

    24/02/2024 20:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë javë në Itali, ku klubi i Lekos në Serinë B, ishte shumë pranë firmës me një emër të njohur në futbollin europian.

    Portieri spanjoll Kiko Kasija, i cili në karrierën e tij ka qenë edhe pjesë e Real Madrid, ishte gati t’i bashkohej skuadrës së Serisë B, por është larguar më pas në mënyrë të mistershme.

    Portieri i cili ka fituar tre herë Ligën e Kampioneve me madrilenët, tashmë në moshën 37-vjeçare, udhëtoi të mërkurën në darkë drejt Italisë dhe pritej që të enjten të kryente vizitat mjekësore dhe të firmoste si lojtar i lirë, meqë ishte pa skuadër.

    Por mediat italiane kanë zbuluar se ai ka marrë një vendim të papritur. “Gjatë drekës së të enjtes, ai është larguar në mënyrë të papritur nga dhoma e tij në hotelin ku ishte akomoduar dhe ka shkuar në aeroportin më të afërt. Ai ka kaluar gjithë natën në aeroport, në pritje të fluturimit të parë drejt Spanjës, duke u kthyer të nesërmen në mëngjes në vendlindje. Shpjegim i 37-vjeçarit se nuk ishte gati për t’u kthyer në fushë, nuk ka bindur drejtuesit e klubit të Serisë B që kanë mbetur të shtangur nga veprimet e tij”, shkruajnë mediat italiane rreth kësaj ngjarje të pazakontë.

    TË LIDHURA

    Reali e nis me fitore sezonin, shënon gol Mbappe

    19/08/2025 23:08

    Sa milionë euro janë në lojë për Dritën ndaj Differdanget?

    19/08/2025 20:00

    Zvicra po punon për ta penguar kalimin e Leon Avdullahut te Kosova

    19/08/2025 19:58

    Ronaldo dhe Al-Nassri avancojnë në finale të Superkupës

    19/08/2025 17:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.