Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shkupi me fitore 5:0 në Evropë
    Ballina-2

    Shkupi me fitore 5:0 në Evropë

    13/07/2023 21:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra shqiptare, Shkupi, ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Të enjten mbrëma shkupjanët fituan shumë thellë, 5:0, ndaj skuadrës nga Lituania, Hegelmann. Madje fitoren Shkupi e arriti në udhëtim, përkatësisht në Kaunas të Lituanisë.

    Është kjo fitorja më e thellë e Shkupit në skenën evropiane.

    Te Shkupi shkëlqeu sulmuesi i krahut, Renaldo Cephas. Cephas është nga Xhamajka.

    23-vjeçari shënoi plot katër gola. Ai nisi serinë e golave në minutën e 11-të. Për 2:0 shënoi brazilian Queven në minutën e 23-të. Në fund të pjesës së parë Cephas shënoi golin për 3:0. Në pjesën e dytë i njëjti lojtar shënoi edhe dy herë për fitoren e thellë.

    Kështu ndeshja e kthimit, që luhet në Shkup pas një jave, pritet të jetë vetëm formalitet.

    Shkupi prej vitit 2018 luan rregullisht në Evropë, por nuk ka shënuar fitore të thellë si të enjten mbrëma. Ndërkohë Hegelmanni ka debutuar në Evropë ndaj Shkupit. Dhe ishte një debutim më se i hidhur.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.