Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shmanget tragjedia, Alexis Beka Beka jashtë rrezikut pas tentativës për vetëvrasje
    Ballina-1

    Shmanget tragjedia, Alexis Beka Beka jashtë rrezikut pas tentativës për vetëvrasje

    29/09/2023 15:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një lajm tronditës qarkulloi sot fillimisht nga mediat franceze, ku mesfushori i Nice, Alexis Beka Beka tentoi vetëvrasjen nga një urë në qytetin francez të Nice.

    Në mënyrë të shpejtë, forca të shumta policie dhe të emergjencës civile zbarkuan në vendngjarje për të qetësuar situatën e për të negociuar me të. Gjithashtu atje mbërriti edhe psikologu i skuadrës së Nice për të bindur 22-vjeçarin të largohej prej aty.

    Sipas informacioneve nga Franca, Beka Beka sapo ishte ndarë me të dashurën e tij dhe këtë situatë ai nuk e kishte përjetuar mirë.

    Pas disa orësh intensive për të negociuar me të, gjithçka shkoi mirë dhe raportohet se Alexis Beka Beka është jashtë rrezikun për jetën duke u larguar nga ura.

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.