Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shoqata e Trajnerëve mbajti Kuvendin e rregullt të punës 
    Ballina-2

    Shoqata e Trajnerëve mbajti Kuvendin e rregullt të punës 

    20/12/2024 15:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, u mbajt sot Kuvendi i rregullt i punës i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës. Në këtë kuvend morën pjesë 24 nga 26 delegatë, të cilët në unanimitet miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës.

    Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve, Muharrem Sahiti, falënderoi të gjithë delegatët për angazhimin e tyre gjatë këtij viti, duke e cilësuar punën dhe kontributin e tyre si thelbësor për zhvillimin e futbollit në vend.

    “Falë punës suaj dhe bashkëpunimit që kemi pasur gjatë vitit 2024, kemi arritur rezultate të rëndësishme në avancimin e futbollit dhe zhvillimin e trajnerëve. Besoj se së bashku do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim edhe në vitin e ardhshëm për t’i çuar përpara objektivat tona, drejt ngritjes së mëtejme të futbollit në vendin tonë”, tha Sahiti.

    Delegatët në diskutimet e tyre shprehën përkushtimin për të vazhduar me punë profesionale në zhvillimin e talenteve dhe ngritjen e cilësisë dhe standardeve të trajnerëve në futbollin kosovar.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.