Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shorti i Conference League, Malisheva mund të përballet me Vllazninë ose Tiranën
    Ballina-2

    Shorti i Conference League, Malisheva mund të përballet me Vllazninë ose Tiranën

    30/05/2024 10:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Partizani, Vllaznia dhe Partizani janë tri skuadrat nga Shqipëria që të nisin aventurën e tyre evropiane nga turi i parë i Conference League. Tri skuadrat e Superiores janë përfshirë në vazon e favoriteve në raundin e parë dhe kanë mundësi të mira për të pasur një verë të gjatë edicionin e ri.

    Si nënkampionët e Partizanit, ashtu dhe Vllaznia e Tirana kanë bërë mirë në vitet e fundit në Evropë, duke u pozicionuar në vazon e parë, aty ku ndodhet dhe Shkëndija e Tetovës. Kuqezinjtë kanë koeficinetin më të lartë nga skuadrat shqiptare në këtë kompeticion.

    Në vazon e dytë të Conference League ndodhet ekipi i Malishevës. Skuadra nga Kosova merr pjesë për herë të parë në arenën ndërkombëtare dhe do të ketë në letër një short të vështirë, teksa rrezikon dhe përballjen me Partizanin, Vllazninë, Tiranën apo Shkëndijën.

    Falë ecurisë së mirë që ka pasur Ballkani në Evropë në vitet e fundit, por dhe paraqitjet dinjitoze të skuadrave të tjera, Kosova dërgon një skuadër direkt në turin e dytë të Conference League. Kjo biletë i takon Dritës së Gjilanit. Ndërkohë, ekipi i Llapit e nis aventurën e tij në turin e parë të Europa League.

    Kosova ka fituar shumë pikë në dy sezonet e fundit, çka është reflektuar dhe nga fakti se i ka marrë një biletë evropiane Maqedonisë së Veriut, si dhe ka fituar avantazhin e skuadrës së vendit të dytë në Conerence League, që deri një edicion më parë i takonte Shqipërisë.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.