Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shorti për raundin e tretë/ Ballkani, Drita dhe Dukagjini mësojnë kundërshtarët e mundshëm
    Ballina-2

    Shorti për raundin e tretë/ Ballkani, Drita dhe Dukagjini mësojnë kundërshtarët e mundshëm

    24/07/2023 15:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Është bërë tërheqja e shortit për raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

    Pjesë e kësaj gare janë ende tri skuadrat nga Kosova; Ballkani, Drita dhe Dukagjini.

    Në raundin e dytë kualifikues, Ballkani do të përballet me Larnen, Drita me Viktoria Plzenin, kurse Dukagjini me Rijekan.

    Ekipet kosovare mësuan sot edhe kundërshtarët për raundin e ardhshëm, natyrisht nëse fillimisht kalojnë raundin e dytë.

    Shorti:

    Ballkani do të takohet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

    Drita do të takohet me fituesin nga ndeshja Gzira United FC (Malta) – F91 Diddeleng (Luksemburg).

    Dukagjini do të takohet me fituesin nga ndeshja B36 Torshvan (Ishujt Faroe) – Haverford County AFC (Uells).

    Ndeshjet e para të këtij raundi do të zhvillohen më 10 gusht, kurse të dytat ose të kthimit më 17 gusht.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.