Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shpërthen Asllani, dy gola në fitoren e Hoffenheimit
    Ballina-1

    Shpërthen Asllani, dy gola në fitoren e Hoffenheimit

    13/09/2025 17:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Fisnik Asllani ka shpërthyer të shtunën pasdite në fitoren e skuadrës së Hoffenheimit.

    Asllani realizoi dy gola në fitoren 4:2 të Hoffenheimit ndaj Union Berlinit në udhëtim. Kjo ndeshje i takoi javës së tretë të Bundesligës.

    23-vjeçari Asllani në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë shënoi për 2:0.

    Ai u shkëput bukur në zonë për të realizuar gol me kokë pas harkimit të Tim Lemperles.

    Sulmuesi kosovar golin e dytë e shënoi në minutën e 52-të nga afërsia.

    U paraqit deri në minutën e 66-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

    Reprezentuesi i Kosovës në katër ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka katër gola dhe dy asistime.

    Ndeshjen te mysafirët e kompletoi mesfushori i ri i Kosovës, Leon Avdullahu. Ndërkohë bashkëlojtari i Asllanit dhe i Avdullahut, Albian Hajdari, u detyrua të zëvendësohet në minutën e 78-të për shkak të një lëndimi.

    TË LIDHURA

    Spalleti debuton me fitore te Juventusi, Zhegrova sërish në stol

    01/11/2025 23:47

    Chelsea fiton derbin ndaj Tottenhamit

    01/11/2025 21:38

    Napoli ndalet nga Como, Rrahmani kthehet nga lëndimi

    01/11/2025 21:36

    Mbyllet pa fitues ndeshja Prishtina – Gjilani

    01/11/2025 21:35
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.