Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shpresat e Kosovës kryejnë përgatitjet për ndeshjen me Poloninë
    Ballina-2

    Shpresat e Kosovës kryejnë përgatitjet për ndeshjen me Poloninë

    07/09/2023 21:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll ka kryer edhe stërvitjen e fundit për duelin kundër Polonisë në kuadër të Grupit D.

    Ballafaqimi mes Polonisë U21 dhe Kosovës U21, i rëndësishëm për kualifikim në Evropianin 2025, do të zhvillohet të premten dhe nis në orën 20:00 në stadiumin “Orlen Arena” në Plock.

    “Atmosfera në radhët e Dardanëve U21 është shumë e mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë sfidë të vështirë”, ka shkruar FFK-ja të enjten mbrëma në faqen zyrtare.

    Shpresat e Kosovës me selektor Afrim Tovërlanin, e nisën mbarë ciklin kualifikues të Evropianit, pas fitores 2:0 ndaj Estonisë më 20 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Sulmuesi Arian Llugiqi dhe qendërmbrojtësi Andi Hoti shënuan golat e fitores.

    Pas ndeshjes me polakët, Kosova U21 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë nikoqire e Gjermanisë së kësaj grupmoshe.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.