Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shqipëria dorëzon aplikimin, synohen finalet e Kampionatit Evropian për 19-vjeçarët
    Ballina-1

    Shqipëria dorëzon aplikimin, synohen finalet e Kampionatit Evropian për 19-vjeçarët

    12/05/2023 13:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shqipëria ka dorëzuar këtë të mërkurë në UEFA aplikimin për organizimin e Kampionatit Evropian të 19-vjeçarëve në vitin 2026.

    Federata Shqiptare e Futbollit ka paraqitur në qeverinë Evropiane të futbollit të gjithë dokumentacionin për të konkurruar për të drejtën e organizimit të finaleve të Kampionatit Evropian për të rinjtë.

    Presidenti Armand Duka lajmëroi se është realizuar aplikimi, por SuperSport mëson se bëhet fjalë për Evropianin e vitit 2026. Me zhvillimin infrastrukturor në vitet e fundit, tashmë, vendi ynë e ka kapacitetet për të pritur një organizim të këtyre përmasave.

    Në draftin e paraqitur është gjithë dokumentacioni i kërkuar, për kushtet dhe mundësitë që ofron Shqipëria për organizmin e një kompeticioni të tillë që do të ishte më i madhi i zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë.

    Pas organizimit të finales së Conference League tani Shqipëria ka dhe eksperiencën për të organizuar një tjetër ngjarje, akoma dhe më të madhe. /Demokracia.com

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.