Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shqipëria e luan sonte “finalen” përballë Polonisë
    Ballina-2

    Shqipëria e luan sonte “finalen” përballë Polonisë

    10/09/2023 12:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shqipëria do ta zhvillojë sonte ndeshjen ndoshta më të rëndësishmen deri më tani në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

    Kuqezinjtë do të ndeshen me Poloninë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë me fillim nga ora 20:45,

    Do të jetë një stadium i mbushur plot dhe pritet një spektakël i hatashëm nga tifozët shqiptarë.

    Me një fitore eventuale, Shqipëria do t’i rriste në maksimum gjasat për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm.

    Aktualisht, ekipi I drejtuar nga Sylvinho ka shtatë pikë dhe gjendet në vendin e dytë, një më pak se Republika Çeke.

    Në anën tjetër, Polonia është e treta me pesë pikë, një më pak se Shqipëria.

    Në xhiron e parë të kualifikueseve, Polonia e kishte mposhtur 1:0 Shqipërinë në shtëpi.

    Dy pozitat e para në secilin grup fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian.

    Kujtojmë se tri ditë më herët, Shqipëria arriti barazim të rëndësishëm ndaj Republikës Çeke në udhëtim.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.