Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shqipëria e nis me humbje Evropianin që e organizon vetë
    Ballina-2

    Shqipëria e nis me humbje Evropianin që e organizon vetë

    19/05/2025 20:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shqipëria e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian për futbollistët deri në 17 vjet. Ndeshjen e luajtur në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, Shqipëria U17 e humbi thellë 4:0 nga Portugalia të hënën.

    Ndeshja Shqipëri U17 – Portugali U17, i takoi Grupit A. Rafael Jose Mestre Quintas në minutën e 36-të shënoi golin e parë. Ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë portugezët realizuan edhe plot tre gola tjerë.

    Mateus Souto Mide në minutën e 68-të shënoi nga penalltia për 2:0, kurse për rezultatin 3:0 u përkujdes Anisio Claudio Fernandes Reis Cabral. Ai shënoi në minutën e 81-të, derisa golin e katërt në minutën e 92-të e shënoi Tomas Alves Soares.

    Shqipëria merr pjesë në Evropian si nikoqire. Pas tri xhirove në fazën grupore, gjysmëfinalet zhvillohen më 29 maj në Elbasan e Tiranë. Finalja është më 1 qershor në Tiranë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.